Lajme
Humb jetën një person në plazhin e Sarandës
Demokracia
17:12 | 21 Gusht 2022

Share:

Një shtetas i moshuar italian ka ndërruar jetë këtë të diel në Sarandë.

Policia tha se rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i dytë që një shtetas italian humb jetën në Sarandë këtë javë. Më 17 gusht, një 33-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e qytetit, pasi kishte shkuar aty për ndihmë mjekësore. Edhe në atë rast, shkak i vdekjes dyshohet të jetë arresti kardiak./A2 CNN

Të ngjashme