Lajme
Humb jetën në aksident 19-vjeçari shqiptar në Itali
Demokracia
14:09 | 27 Janar 2021

Share:

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar në Itali, i cili është identifikuar nga mediat vendase si Mateo Skënderi.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Riminit të Italisë, ku 19-vjeçari, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të mirëmbajtjes së aksit rrugor, përcjell TCH.

I riu shqiptar ka gjetur vdekjen, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre punonjësit.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të rënda.

Policia italiane është duke punuar për të gjetur shkaqet e aksidentit.

Të ngjashme