Sport
Humb jetën futbollisti në Moskë, nuk arriti t’i shpëtojë plagëve në veturën e djegur, kamerat filmojnë momentet dramatike
Demokracia
12:47 | 27 Qershor 2022

Share:

Pamje rrëqethëse janë publikuar pas një incidenti në qendër të Moskës.

Arslanbek Aliyev u bë hero pasi arriti të nxjerrte gjashtë persona nga makina që po digjej.

Aliyev është trajner i skuadrës së mundjes së Dagestanit dhe ishte për vizitë te një mik në kryeqytetin rus.

Mercedesi i zi pasi përplasi ndërtesën, menjëherë shpërtheu në flakë, aty ku kishte tetë persona dhe trajneri reagoi shpejt duke shpëtuar disa jetë.

Ai arriti ta thyente xhamin dhe të nxjerrte gjashtë persona jashtë duke ua shpëtuar jetën.

Por, dy persona mbetën të vdekur, dhe sipas mediave, një prej tyre është edhe futbollisti 24-vjeçar, Murat Salpagarov./Demokracia.com/

Të ngjashme