Lajme
Hulumtimi i CEDEM| Ja sa përqind shqiptarë jetojnë në Mal të Zi
Demokracia
18:32 | 07 Korrik 2022

Share:

Nëse në këtë moment do të bëhej regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, do të kishte 46,3 për qind malazezë, dy për qind më shumë se në vitin 2011, dhe 32,8 për qind serbë, sipas hulumtimit të prezantuar sot nga organizata CEDEM.

Pothuajse gjysma, 48.6 për qind e qytetarëve do të thonë se flasin gjuhën serbe, që është gati gjashtë për qind më shumë se në regjistrimin e vitit 2011, shkruan Demokracia.com.

Sipas këtij sondazhi, 36.1 për qind flasin gjuhën malazeze, që është pothuajse e njëjtë me regjistrimin e vitit 2011.

2.6 për qind e qytetarëve flasin boshnjakisht, që është pothuajse 4.2 për qind më pak se në regjistrimin e vitit 2011.

7.7 për qind e qytetarëve do të deklaroheshin si boshnjakë, që është një për qind më pak se në regjistrimin e mëparshëm, dhe 5.1 për qind e qytetarëve do të deklaroheshin shqiptarë.

Hulumtimi i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut është realizuar në periudhën prej 11 deri më 27 qershor të këtij viti, në mostër prej 1026 qytetarësh. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme