Një tifoz anglez i Leicester Cityt ka hyrë në fushë dhe ka sulmuar lojtarët kundërshtarë gjatë festës së tyre në ndeshjen e FA Cup.
E tëra ndodhi kur tifozi, hyri në fushë dhe goditi futbollistin e Nottinhgam Forest, Keinan Davis derisa festonin golin e tretë, përcjell Demokracia.com.
Reagimi ishte i ashpër edhe nga futbollistët e tjerë të Nottingham Forest të cilët e goditën tifozin.
Ky i fundit më pas u tërhoq nga pjesëtarët e sigurimit, ndërsa më vonë policia e shoqëroi në stacion, raportojnë mediat angleze.
Never change Leicester fans never change pic.twitter.com/BnUedtdFT3
— Ciaran Durham (@ciaran7durham) February 6, 2022
Një nga rivalitetet më të mëdha mes klubeve dhe tifozerive është edhe kjo ndërmjet Leicester Cityt dhe Nottingham Forestit.
Këto dy klube rivale janë takuar sot pas shumë vjetësh. /Demokracia.com/