Lajme
Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk
Demokracia
23:24 | 29 Maj 2023

Share:

Gjatë së hënës, qindra huliganë serbë përdorën dhunë të pajustifikueshme gjatë protestes pranë komunës së Zveçanit në veri të Mitrovicës.

Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur.

Demonstruesit që sulmuan në mënyrë të vazhdueshme pjesëtaret e NATO-s dhe Policinë e Kosovës në veri të Kosovës, mbanin kapele identike të veshura nga famëkeqi Veljko Belivuk.

Veljko Belivuk ishte lideri i një grupi kriminal që bënte shërbime për shtetin e Serbisë, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Jo vetëm kaq. Në protestë kishte edhe policë serbë të veshur me rroba civile, e që në duar mbanin shkoponjë gome dhe hekuri.

Prej tyre, është identifikuar, Dragan Smigiq. Dragani dyshohet se është një polic serb nga Rudara e Serbisë.

Ai u dërgua nga Vuçiq për të orkestruar dhunën në Kosovë.

Një fotografi që është shpërndarë në Twitter, shihet teksa Dragani godet me shkop policie ushtarët e NATO-s në Kosovë.

Po ashtu, në veturat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, dhe në veturat zyrtare të KFOR-it huliganët kanë shkruar me ngjyrë të bardhë simbolin kombëtar të serbëve, ndërsa me ngjyrë të zezë shkronjën “Z” e cila është bërë simbol i mbështetjes për pushtimin rus të Ukrainës.

Që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, shkronja Z është bërë simbol i agresionit rus.

Gjithashtu, simboli “Z” është parë disa herë më parë në veri, si dhe grafite të grupit paramilitar prorus Wagner./Telegrafi/

Të ngjashme