Sport
Huliganët grekë vazhdojnë skenat e dhunës, këtë herë bëhen “copa” mes vete në derbin e Athinës
Demokracia
21:38 | 14 Qershor 2022

Share:

Pas provokimeve dhe sulmeve ndaj tifogrupit të Kosovës “Dardanët”, kësaj radhe huliganët grekë kanë prodhuar një tjetër skandal, veçse këtë herë në derbin e Athinës në basketboll, shkruan Demokracia.com.

Finalja e kampionatit grek solli duelin e pritur mes Olympiacos dhe Panathinaikos dhe incidentet nuk kishin si të mungonin, njoftojnë mediat lokale greke.

Dalin pamje të reja nga përleshja në tribuna, huliganët grekë sulmonin me rripa “Dardanët”

Dueli i parë, që fitoi Olimpiacos, u vonua për shkak të kaosit përpara sallës “Paqe dhe Miqësi” , ku u përplasën dy grupe tifozësh.

Këtë herë ndeshja filloi në kohë, por shumë shpejt u ndërpre. Tifozët e Panathinaikos “u egërsuan”, nisën të gjuanin sende në stolin e Olimpiakos dhe në sallë u ndezën mjetet piroteknike.

PAMJET:

Të ngjashme