Sport
Huesca – Real Madrid, formacionet zyrtare
Demokracia
15:22 | 06 Shkurt 2021

Share:

Real Madridi rikthehet sot në fushë me synime për ta kaluar krizën që e ka kapluar në ndeshjet e fundit ku nuk po arrin rezultate të mira, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e Zinedine Zidane, e ka sot ndeshjen vendimtare sa i përket mbetjes në luftë për titull, çdo rezultat përveç fitores do t’ia shuante çdo shpresë kampionëve aktual të Spanjës.

Ndeshja nis nga ora 16:15 dhe tashmë gjithçka duket gati, derisa të dyja skuadrat kanë prezantuar formacionet zyrtare.

Reali është në pozitën e tretë me 40 pikë, plot dhjetë më pak sesa Atletico Madrid që është i pari dhe ka një ndeshje më pak. /Demokracia.com

 

Të ngjashme