Lajme
Vaksinat anti-Covid arrijnë në shkurt, Zemaj thotë se mbi 75% e popullatës do të vaksinohen
Demokracia
09:39 | 02 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se vaksina kundër COVID-19 pritet të arrijë gjatë muajit shkurt në vendin tonë.

Zemaj ka shtuar se deri në fund të muajit qershor pritet të një numër i konsiderueshëm i të vaksinuarve të qytetarëve të Kosovës.

“Në muajin shkurt besojmë se procesi i vaksinimit do të fillojë edhe në Kosovë. Shpresa dhe angazhimi ynë janë që të shtohen dozat e vaksinimit dhe deri në fund të muajit qershor të kemi një numër të konsiderueshëm të vaksinuarve të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Zemaj ka shtuar se sipas planit të imunizimit dhe të përcaktuar nga IKShPK-ja, më shumë se 75% të popullatës do të vaksinohen.

“Sipas planit të imunizimit dhe atë që ka përcaktuar IKShPK-ja ne pretendojmë që të vaksinojmë më shumë se 75% të popullatës dhe kjo nënkupton 2 milionë e 700 mijë doza për vaksinim në faza të ndara dhe me sigurimin e kushteve dhe kritereve që duhet të përmbajë përdorimi i një vaksine shpresojmë që kjo dinamikë do të plotësohet në komplet vitin 2021. Por ne do të fillojmë me grupe të cilat konsiderohen pjesa e moshuar, të sëmurët konik dhe personeli shëndetësor”, ka shtuar ai.

Tutje, ministri në detyrë ka thënë se stafi është trajnuar dhe ka një proces të rregullt të vaksinimit kundër gripit sezonal.

“Janë trajnuar stafi ne kemi edhe një proces të rregullt të vaksinimit kundër gripit sezonal është një përvojë e mirë që e kanë institucionet tona shëndetësore dhe kjo nuk është problem sa i përket edhe dhënies sa i përket vaksinimit të qytetarëve tanë. Të gjitha grupmoshat qoftë në kryeqytet apo qendra të tjera. Poashtu po insistojmë që të përgatisim edhe vende adekuate nëse na nevojiten hapësira më të mëdha për vaksinim kur shtohet numri dhe dozat e vaksinimit”, u shpreh Zemaj.

Ndër të tjera, Zemaj ka theksuar se nuk kanë informacione nëse ka ndodhur vaksinimi në veri.

“Nuk e dimë nëse ka ndodhur çfarë vaksine është dhënë dhe kujt i është dhënë por sido që të jetë e kemi trajtuar këtë çështje në nivel të një përkujdesje që të mos kemi probleme përtej aspektit human, por vaksinomi nga institucionet dhe ministria e shëndetësisë do të jetë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj./Demokracia.com

 

Të ngjashme