Lajme
Arrestohet gjilanasi i cili nuk e ktheu veturën të cilën e mori me qira
Demokracia
09:12 | 01 Prill 2021

Share:

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan pasi nuk e ka kthyer veturën që e kishte marrë me qira.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një preson në Gjilan pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vepër penale  “keqpërdorim i besimit”, duke mos e kthyer sipas marrëveshjes veturën që cilën e kishte marrë me qira.

“Gjilan 20.03.2021 – 17:00. Me datë 31.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte marrë një veturë me qira në një “rent a car”, dhe të njëjtën nuk e kishte kthyer sipas marrëveshjes, po ashtu nga ana e ankuesit është vërejtur se mungon libreza e qarkullimit të veturës.”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje polica njofton se me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa rasti po vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme