Lajme
Hoti bën homazhe në Prekaz
Demokracia
10:53 | 06 Mars 2021

Share:

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti në përkujtim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK) ka bërë homazhe në Prekaz.

Kryeministri në detyrë i republikës së Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Hoti tha se sakrifica e familjes Jashari është e jashtëzakonshme dhe kalon çdo sakrificë që dikush mund të bëjë për pavarësinë e vendit.

“Në kuadër të shënimit të epopesë së UÇK-së, bëmë nderime këtu në Prekaz për të treguar respektin  tonë të qeverisë, krejt qytetarëve të Kosovës të popullit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshëm të kësaj familjeje,  që është e përmasave historike dhe jam i bindur që kalon çfarëdo lloj sakrifice që mund të bëj dikush për lirën dhe pavarësinë e vendit.”, tha Hoti./Demokracia.com

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/3791724040913958

 

Të ngjashme