Facebook ka bllokuar përmbajtjet e lajmeve për përdoruesit australianë.
Të gjitha faqet lokale dhe globale të lajmeve ishin të padisponueshme për australianët, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com
Ata jashtë vendit nuk janë gjithashtu në gjendje të lexojnë ose të përdorin ndonjë botim Australian të lajmeve në këtë platformë.
Kjo është kritikuar ashpër nga Qeveria Australiane. Anëtari i parlamentit, Josh Frydenberg tha se ndalimi i informacionit të lajmeve kishte një “ndikim të madh në komunitet”.
Kujtojmë se një qajse të njëjtë e ka edhe Google, por më konstruktive.
Ndryshe, rreth 17 milionë australianë vizitojnë faqen e mediave sociale çdo muaj./Demokracia.com/