Lajme
COVID-19 në Shqipëri: 12 të vdekur dhe 1 mijë e 152 raste të reja
Demokracia
17:17 | 13 Shkurt 2021

Share:

12 persona kanë humbur jetën në Shqipëri pas infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka njoftuar se 12 persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura në 1 mijë e 543.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1 mijë e 152 raste të reja nga 3 mijë e 994 testime të kryera.

Lajmi i mire është se në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve  55 mijë e 983 që nga fillimi i epidemisë./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme