Lajme
HRW akuza Rusisë | “Po përdor mina që gjymtojnë pa dallim ushtarë dhe civilë”
Demokracia
16:17 | 30 Mars 2022

Share:

Organizata ndërkombëtare Human Right Watch, ka njoftuar sot se forcat ruse në Ukrainë kanë përdorur mina të ndaluara.

Minat u gjetën nga teknikë ukrainas të asgjësimit të mjeteve shpërthyese më 28 mars, raportoi CNN.

“Rusia dihet se posedon këto mina tokësore të vendosura rishtazi, të cilat mund të vrasin dhe gjymtojnë pa dallim njerëz brenda një rrezeje të dukshme prej 16 metrash. Vendet anembanë botës duhet të dënojnë me forcë përdorimin e Rusisë të minave tokësore të ndaluara kundër personit në Ukrainë. Këto armë nuk bëjnë dallime midis luftëtarëve dhe civilëve dhe lënë një trashëgimi vdekjeprurëse për vitet në vijim. Traktati ndërkombëtar i Ndalimit të Minave i vitit 1997 ndalon tërësisht përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e minave kundër personelit. Rusia nuk është në mesin e 164 vendeve që i janë bashkuar traktatit. Përdorimi i minave kundër personit nga Rusia në Ukrainë shkel qëllimisht normën ndërkombëtare kundër përdorimit të këtyre armëve të tmerrshme”, Steve Goose, drejtori i armëve i Human Rights Watch

Ai ka shtuar se Ukraina nuk i posedon këtë lloj minash tokësore ose sistemin e saj të shpërndarjes./ CNA.al/

Të ngjashme