Lajme
Hoxhë Mazllami thotë se videon ia shkëputën, por s’i mohon fjalët për flamurin kombëtar
Demokracia
17:01 | 16 Prill 2023

Share:

Hoxha Mazllam Mazllami ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi në internet qarkulloi një video ku ai e quante arnë dhe leckë flamurin kombëtar.

Mazllami ka publikuar videon e plotë, duke thënë se videoja e shukrtër që qarkulloi “është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës”.

“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimti tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut”, shkroi Mazlami.

Mazllami, pas kritikave ndaj të cilit para pesë ditësh u sulmua gazetari Valon Syla, iu bën thirrje myslimanëve që të mos e kosniderojnë të rëndësishëm flamurin për të cilin shumë shqiptarë luftuan, u burgosën, u torturuan e u vranë.

“Kjo është harrën, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë muslimanë 80%, e njohin ma paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë hoxhë Mazllami.

 

Hoxha që u bë me Mercedes shfaqet duke përdhosur flamurin kombëtar: Harrën, leckë, ne s’adhurojmë zogj

Të ngjashme