Lajme
Hoxhë Mazllami flet për rrahjen e Valon Sylës: Është haram
Demokracia
22:23 | 12 Prill 2023

Share:

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, ka shkaktuar reagime të shumta në vend. Deri sa rastin në fjalë e kanë denuar politikanë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami ka thënë se nuk ka dëgjuar për një akt të tillë dhune.

Hoxha Mazllam për “Debat Plus” të TV Dukagjini, ka thënë se Islami nuk e lejon dhunën, sidomos në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Me keqardhje, nuk i përdori rrjetet sociale, nuk kam dëgjuar për këtë rast. Por në Islam nuk mund të lejohen veprime të tilla, sidomos në agjerim, në Ramazan, është haram”, u shpreh Mazllami.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të dyshuarit për dhunë ndaj Valon Sylës tashmë janë arrestuar.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.” – shkroi Sveçla.

 

Të ngjashme