Lajme
Hoxhaj viziton veriun e Mitrovicës, premton fonde për shqiptarët që duan të kthehen në pronat e tyre
Demokracia
17:49 | 03 Shkurt 2021

Share:

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, u ka premtuar shqiptarëve të veriut të Mitrovicës fonde në rast se duan të kthehen në pronat e tyre.

Në 21-vjetorin e vrasjes së 10 shqiptarëve në veri të Mitrovicës, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, ka qëndruar në këtë pjesë të vendit.

Hoxhaj gjatë vizitës së tij ka deklaruar se do të jetë zëri i shqiptarëve të veriut të Mitrovicës për të vendosur drejtësi për shqiptarët që pësuan nga terrori serb, shkruan Demokracia.com.

Ai po ashtu iu premtoi fonde të gjitha familjeve shqiptare që dëshirojnë të kthehen në pronat e tyre në veri të vendit.

Postimi i plotë i Hoxhajt, pa ndërhyrje:

Në Mitrovicën e Veriut, aty ku para 21 vjetësh, më 3 dhe 4 shkurt 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe mbi 10 mijë u shpërngulën, pas dhunës dhe terrorit serb në sy të ndërkombëtarëve. Ne do të jemi zëri i tyre dhe do të gjejmë rrugë për të vendosur drejtësi. Ndërsa, për familjet shqiptare që jetojnë aktualisht në veri apo që duan të kthehen në pronat e tyre,

#Rimëkëmbje do të ndajë edhe fonde për rindërtimin e shtëpive, për zhvillimin e bujqësisë, për punësimin dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla si biznese familjare. Ne po vazhdojmë atë që e nisi Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e Ali Kadriu, me përkrahjen edhe të Kadri Veselit. Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri. Ky është synimi jonë dhe vetëm me PDK-në në qeverisje këto plane jetësohen.

#PDK134 #Rimëkëmbje. /Demokracia.com/

 

Në Mitrovicën e Veriut, aty ku para 21 vjetësh, më 3 dhe 4 shkurt 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe mbi 10…

Posted by Enver Hoxhaj on E mërkurë, 3 Shkurt 2021

Të ngjashme