Lajme
Hoxhaj u bën thirrje votuesve jashtë Kosovës, të shfrytëzojnë të drejtën e votës
Demokracia
12:17 | 13 Janar 2021

Share:

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ), ka njoftuar se periudha e aplikimit/regjistrimit për votimin përmes postës është nga data 13 janar – 21 janar 2021.  Ndërkaq, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidati për kryeministër, për zgjedhjet 14 shkurtit, ka ftuar gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtës e votës.]

Hoxhaj tha se PDK në plan konkret e ka diasporën. Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një shkrimi, në rrjetin social Facebook.

“Sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë. PDK ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar. Bashkë për Rimëkëmbjen e Kosovës. #HoxhajKryeministër Regjistrohu këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme