Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj helmimeve të qytetarëve në Deçan që po dyshohet kanë ndodhur nga uji i pijshëm.
Hoxhaj, ka shkruar se situata në Deçan është shqetësuese, derisa ka shtuar se organet kompetente dhe institucionet përgjegjëse duhet sa më shpejtë të gjejnë shkakun dhe shkaktarin eventual.
“Është shqetësuese situata në Deçan. Qindra të helmuar, dyshohet nga uji, janë alarm i mjaftueshëm për të konstatuar se diku një hallkë e sigurisë ka dështuar! Organet kompetente, institucionet përgjegjëse duhet sa më shpejtë të gjejnë shkakun dhe shkaktarin eventual.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se me të gjitha mundësitë, duhet të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe mbi të gjitha të evitojmë ngjarje të tilla, duke qenë efikas në zbardhjen e rastit./Demokracia.com./
https://www.facebook.com/331891066912652/posts/3653210281447364/?d=n