Lajme
Hoxhaj thotë se PDK nuk jep votë pa dialog, do të takohet me Kurtin nëse i kërkohet
Demokracia
22:25 | 25 Shkurt 2021

Share:

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se kjo parti nuk do të japë votën për presidentin, pa konsulta e dialog.

Kështu deklaroi ai sonte në Klan Kosova, ku tha se partia të cilën e drejton nuk do të japë “votë bllanko”, raporton Demokracia.com

“Nuk ka votë bllanko nga PDK’ja (për presidentin), pa konsulta, pa dialog, pa takime ndërpartiake, nuk mund të japim nga studiot as nga konferencat për shtyp”, është shprehur Hoxhaj.

Pyetur se a do ta pranonte një takim me Kurtin, ai u përgjigj “Natyrisht që po”.

Kujtojmë se PDK në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka dalë e dyta, duke fituar mbi 17 për qind të votave./Demokracia.com/

Të ngjashme