Lajme
Hoxhaj thotë se nuk ka parë asnjëherë përkrahje kaq të madhe për PDK-në
Demokracia
22:57 | 11 Shkurt 2021

Share:

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo parti nuk ka pasur asnjëherë përkrahje kaq të madhe.

Sipas Hoxhajt, tubimet e mëdha tregojnë për përkrahjen që gëzon kjo parti, raporton Demokracia.com.

E madje ai thotë se do të dalin të parët, dhe se që nga viti 2004 nuk ka pasur kaq shumë përkrahje.

“Fushata ka qenë jashtëzakonisht e mirë. S’kam pa asnjëherë përkrahje më të madhe për PDK-në se në këto zgjedhje. Mbaj mend fushatën e 2007-s kur PDK-ja kishte sallat e mbushura. Në të gjitha anët ka tubime të mëdha, masive që flet për përkrahjen e madhe që gëzon PDK-ja. Ne në këto zgjedhje jo që garojmë për vendin e parë, por PDK-ja do të jetë e para. Së pari, për mua si kandidat për kryeministër dhe njeri që udhëheq PDK-në dhe që është që gjashtë javë në terren, e që isha në fushatë prej 2004-s, asnjëherë s’kam pa përkrahje kaq të madhe”, ka thënë Hoxhaj në KTV./Demokracia.com/

Të ngjashme