Lajme
Hoxhaj takohet me Gjukanoviqin
Demokracia
11:36 | 19 Maj 2022

Share:

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj është takuar me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili po qëndron në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj tha se  ‘vendet tona kanë një marrëdhënie të fortë dhe kjo lidhje duhet të ruhet për t’iu bërë ballë kërcënimeve ruse në Ballkan’.

“Një takim shumë i mirë me Presidentin e Malit të Zi dhe mikun Milo Gjukanoviq, në Prishtinë. Vendet tona kanë një marrëdhënie të fortë dhe kjo lidhje duhet të ruhet për t’iu bërë ballë kërcënimeve ruse në Ballkan.”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi nga takimi.

Të ngjashme