Lajme
Hoxhaj: Sulmi ndaj Duriqit, i papranueshëm e qyqar
Demokracia
13:27 | 25 Shkurt 2021

Share:

Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, duke thënë se liria e mendimin, puna profesionale e mediave dhe gazetaria nuk mund të ndalen me dhunë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj tha se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit Visar Duriqi është i papranueshëm, qyqar dhe godet drejtpërdrejt lirinë e demokracinë.

Hoxhaj ka shprehur mbështetjen dhe solidarizimin e tij me Visar Duriqin, dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente që t’i nxjerrin sa më parë aktorët e këtij sulmi para drejtësisë.

Lexoni statusin e plotë, pa ndërhyrje:

Liria e mendimit, puna profesionale e mediave dhe gazetaria nuk mund të ndalen me dhunë asnjëherë. Sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit Visar Duriqi është i papranueshëm, qyqar dhe që godet drejtpërdrejt lirinë e demokracinë e shtetit tonë të ngritur me shumë mund. Çdo herë e kam çmuar punën profesionale të Visarit në shumë tema hulumtuese dhe të ndjeshme.

Duke shprehur mbështetjen time dhe solidarizimin me Visarin, u bëj thirrje organeve kompetente që të veprojnë për t’i nxjerrë sa më parë aktorët e këtij sulmi para përgjegjësisë./Demokracia

Liria e mendimit, puna profesionale e mediave dhe gazetaria nuk mund të ndalen me dhunë asnjëherë. Sulmi i mbrëmshëm…

Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, February 25, 2021

 

Të ngjashme