Lajme
Hoxhaj: Shpresoj që së shpejti ta shohim Kosovën në NATO
Demokracia
21:09 | 04 Qershor 2022

Share:

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj po qëndron në Brarisllavë në Forumin Globsec, ku ka takuar politikanë e liderë të vendeve të ndryshme.

Sot, përmes një postimi në Facebook dhe Twitter, Hoxhaj ka njoftuar se është takuar me ish-Presidenten e Estonisë – Kersti Kaljulaid, ish-Kryeministrin e Suedisë – Carl Bildt, zëvendësministrin e MPJ-së së Finlndës – Kai Sauer dhe ambasadorin – Jarmo Sareva, vende këto që së shpejti do të bëhen anëtare të NATO-s.

Ndërkohë Hoxhaj ka thënë se edhe Kosova së shpejti të bëhet anëtare e NATO-s.

“Një pije para darkës me ish-Presidenten e Estonisë – Kersti Kaljulaid, ish-Kryeministrin e Suedisë – Carl Bildt, zëvendësministrin e MPJ-së së Finlndës – Kai Sauer dhe ambasadorin – Jarmo Sareva, me shtetet që së shpejti do të bëhen anëtare të NATO-s. Shpresoj të shohim edhe Kosovën aty të shpejti!”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme