Lajme
Hoxhaj: Regjimi i Vuçiqit organizoi protesta e tensione në bashkëpunim me grupin Wagner
Demokracia
16:38 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj protestës së sotme në piken kufitare në Jarinjen.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se regjimi serb është përgjegjësi i vetëm për tensionet e krijuara.

“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar ai.

Të ngjashme