Lajme
Hoxhaj premton rimëkëmbje të shtetit
Demokracia
11:22 | 14 Janar 2021
oto: llustrim

Share:

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj që njëherit është kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se me PDK-në në qeverisje shteti i Kosovës do të rimëkëmbet nga kriza politike, shëndetësore dhe ekonomike.

“PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike. PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që ishin totalisht të papërgjegjshme. #PDK #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një takimi në Obiliq i shoqëruar me deputetë Bekim Haxhiu, Evgjin Thaçi dhe anëtarin e kryesisë së kësaj partie Fehmi Mujota.

 

Të ngjashme