Lajme
Hoxhaj për udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave: Mjerim politik
Demokracia
19:18 | 28 Qershor 2022

Share:

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, i ka reaguar ashpër komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i cili paralajmëroi një udhërrëfyes shtesë për Kosovën, për t’i adresuar, siç tha, “shqetësimet specifike” të disa vendeve.

Në një debat të zhvilluar të hënën në Parlamentin Evropian, komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, paralajmëroi një udhërrëfyes shtesë për Kosovën, për t’i adresuar, siç tha, “shqetësimet specifike” të disa vendeve.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i ka reaguar komisionerit duke thënë se mjegulla evropiane e krijuar për liberalizimin e vizave është një koncentrat hipokrizie dhe diskriminim i ndërtuar në paranoja dhe paragjykime!

Ai tutje tha se disa herë Komisioni dhe Parlamenti Evropian nga viti 2018 ka konfirmuar që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Çfarë dëgjoj dje dhe sot rreth ndonjë udhërrëfyesi të ri, është mjerim politik, gjë që ju kam thënë për shumë kohë kolegëve të mi evropianë!” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Të ngjashme