Lajme
Hoxhaj për reagimin e Quint-it ndaj Qeverisë: Nuk kam parë komunikatë më të ashpër
Demokracia
21:02 | 28 Mars 2022

Share:

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar reagimin e shteteve të Quint-it ndaj Qeverisë së Kosovës për mos arritjen e një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Quint-i reagoi pasi dështoi të arrihet marrëveshja për mbajtje të zgjedhjeve nacionale të Serbisë në Kosovë ku do të votonin qytetarët serbë të Kosovës.

Hoxhaj në emisionin Pressing në T7 ka thënë se ka pasur keqkuptim në gjuhën diplomatike. Ai po ashtu thotë se këso gjuhe të ashpër nuk ka pasur prej kohës kur u mundua të shfuqizohej Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk ka pasur komunikatë më të ashpër të Quint-it se sa ajo. Prej kohës kur u mundua të shfuqizojmë Gjykatën Speciale, po them ne pasi edhe unë isha pjesë e qeverisë dhe nuk dua ta drejtojë gishtin tjetërku. Prej asaj nate nuk kishim një komunikatë kaq të fortë dhe të ashpër”, ka thënë ai.

Tutje Hoxhaj ka thënë se nëse vazhdon kështu, Qeveria e Kosovës mund të rrezikojë izolimin nga aleatët.

Të ngjashme