Në 22 vjetorin e masakrës së Rezallës, kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kjo është ndër masakrat më të rëndat në Kosovë.
Hoxhaj përmes Facebookut po ashtu u shpreh se kjo masakër është një dëshmi tjetër e gjenocidit të ushtruar mbi popullin tonë.
Hoxhaj, tutje tha se kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi derisa të gjenden trupat e të gjithë të zhdukurve, derisa të dënohen të gjithë fajtorët e derisa shteti serb të kërkojë falje për krimet e bëra.
Postimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:
Sot bëhen 22 vite kur në Rezallë të Skënderajt, 98 persona civilë të pafajshëm u ekzekutuan nga dora vrastare e okupatorit serb. Nga 44 prej tyre që figuruan të zhdukur, një pjesë e trupave janë gjetur në Rudnicë të Rashkës, e të tjerët vazhdojnë të mbesin të zhdukur.
Kjo masakër, ndër më të rëndat në Kosovë është një tjetër dëshmi e gjenocidit të ushtruar mbi popullin tonë.
Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për secilën viktimë të këtij gjenocidi të pamëshirshëm, derisa të gjenden trupat e të gjithë të zhdukurve, derisa të dënohen të gjithë fajtorët, derisa shteti serb të kërkojë falje për krimet e bëra.
Lavdi e përjetshme për të gjithë ata që u flijuan për Kosovën!/Demokracia/
Sot bëhen 22 vite kur në Rezallë të Skënderajt, 98 persona civilë të pafajshëm u ekzekutuan nga dora vrastare e…
Posted by Enver Hoxhaj on Monday, April 5, 2021