Lajme
Hoxhaj për Kurtin: Po fshihet, vetëm liderët autoritarë refuzojnë debatet
Demokracia
18:43 | 17 Janar 2021

Share:

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Bedri Hamza, po e shpalosin programin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike.

Në këtë adresim, Hoxhaj pati edhe disa fjalë për Albin Kurtin, e cili e ka refuzuar atë për debat.

“Unë e kam sfiduar kundështarin tonë kryesor politik, Albin Kurti, të veproj njejtë. Të prezantojë dhe debatojë për Programin e tij me neve. Natyrisht, ai kundërshtoi. Ai po fshihet. Ai po e shmang krahasimin. Ai nuk e humbet asnjë rast për t’i injoruar qytetarët e Kosovës. Ai nuk ka respekt për demokracinë tonë. As respekt për procesin elektoral. Vetëm liderët autoritarë refuzojnë debatet. Vetëm liderët autoritarë i fshehin qëllimet e tyre. Vetëm liderët autoritarë i marrin rezultatet e zgjedhjeve si të mirëqena para se të ndodhin ato“, ka thënë Hoxhaj.

“Albin Kurti na tha që nuk dëshiron të debatoj me neve, sepse i ka fituar zgjedhjet! Por, më lejoni t’i them atij një gjë: në demokraci zgjedhjet vendosen prej qytetarëve dhe jo politikanëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme