Lajme
Hoxhaj: Nuk po shoh një sjellje racionale shtetërore, po shoh populizëm
Demokracia
23:11 | 19 Qershor 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili në Podujevë u kërkoi gazetarëve që mos ta pyesin për emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Hoxhaj ka thënë se kjo është e njëjtë sikurse ai në studio të kërkojë ta mos e pyesin për Kurtin.

“Duhet ato pikat amerikane, 3-4 pikat të cilat i tha Escobari kur erdh në Prishtinë, të merren parasysh. Por nëse kryeministri sot në Podujevë thotë: Pyetmëni për çfarë të dëshironi, vetëm për Escobarin dhe Lajçakun jo, është sikurse unë të vij në studio dhe unë të ju them juve: Pyetmëni për çka të doni vetëm për zotin Kurti mos më pyetni, a zoti Kurti është kryeministër i Kosovës. Amerika është Amerikë, Bashkimi Evropian është Bashkim Evropian”, ka thënë Kurti.

Nënkryetari i Kuvendit më tej tha se nuk po sheh sjellje racionale shtetërore, por populizëm e mashtrim.

“Unë nuk po shoh një sjellje racionale shtetërore, nuk po shoh politikë, po shoh populizëm, mashtrim dhe për fat të keq kjo mund t’i kushtojë Kosovës shumë sikurse i ka kushtuar Kosovës komplet çfarë ka thënë dhe çfarë ka bërë Zoti Kurti në dy vitet e fundit”, ka shtuar ai në Respublika në Tëvë 1.

Të ngjashme