Lajme
Hoxhaj nga Forumi në Bled: S’pati qasje të përbashkët për urgjencat që po ballafaqohet Ballkani Perëndimor
Demokracia
14:57 | 01 Shtator 2021

Share:

Deputeti i Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka thënë se paneli i parë në Forumin Strategjik në Bled, me pjesëmarrjen e udhëheqësve kryesorë evropianë trajtoi çështjet urgjente me të cilat përballet Evropa dhe Ballkani Perëndimor,

Sipas Hoxhajt, që po qëndron Forum, nuk kishte një qasje të përbashkët për t’i zgjidhur çështjet urgjente me të cilat përballet Evropa dhe Ballkani Perëndimor, as një vizion të përbashkët për të ardhmen.

“Paneli i parë në Forumin Strategjik në Bled, me pjesëmarrjen e udhëheqësve kryesorë evropianë trajtoi çështjet urgjente me të cilat përballet Evropa dhe Ballkani Perëndimor, por nuk kishte një qasje të përbashkët për t’i zgjidhur ato, as një vizion të përbashkët për të ardhmen! Udhëheqja nuk ndiqet nga qasja strategjike!” ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Demokracia.com/

Të ngjashme