Lajme
Hoxhaj nesër takohet me Lajçakun
Demokracia
21:34 | 01 Mars 2021

Share:

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj të martën do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, të martën me fillim prej orës 09:50 do të takohen me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të dërguar nga PDK-ja, raporton Demokracia.com.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, nesër (e martë, 2 mars 2021), në ora 09:50 pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Takimi do të zhvillohet në zyrat e Selisë Qendrore të PDK-së”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Theksojmë se Lajçak pa mbërritur pasditen e së hënës në Kosovë dhe me të mbërritur është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përveç Hoxhajt, Lajçak të hënën do të takohet edhe me u.d të presidentit, Vjosa Osmani, takim ky që pritet të fillojë në ora 08:00.

Ndryshe, Lajçak në Kosovë do të qëndrojë deri më 3 mars dhe më pas do të udhëtojë drejt Serbisë dhe pastaj në Mal të Zi. /Demokracia.com/

Të ngjashme