Lajme
Hoxhaj: Me Kurtin është një pasiguri totale
Demokracia
22:45 | 08 Shkurt 2021

Share:

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj ka deklaruar se qytetarët e Kosovës duhet ta njohin adresën e duhur para se t’ia besojnë votën e tyre në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt.

Enver Hoxhaj në Kanal 10 ka thënë se me Albin Kurtin e Vetëvendosjes është një pasiguri totale në vend dhe se asnjë parti politike nuk ofron siguri, program dhe ekip sikur PDK-ja.

Duke folur rreth koalicioneve të mundshme të qeverisjes, Hoxhaj tha se PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike.

Hoxhaj ka folur edhe rreth njohjes nga Izraeli dhe vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke thënë se kudo që SHBA ka ambasadë, edhe Kosova do ta ketë.

Ai ndërkaq ka porositur pesëshen e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet, duke thënë se është mirë që ato të mos merren me atë se ku do të vendoset ambasada e re e Kosovës në Izrael.

Sa i përket marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, Enver Hoxhaj tha se ajo është historike dhe se këtë e ka konfirmuar edhe letra e fundit e presidentit të ri amerikan Joe Biden.

“Unë nuk njoh ndonjë administratë, e cila aq shpejt pas marrjes së pozitës, vjen me një letër me të cilën thotë se njohja reciproke është kërkesë e jona”, ka thënë ai.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024