Lajme
Hoxhaj: Me Hotin nuk debatoj, ne jemi në garë me VV-në
Demokracia
09:14 | 06 Shkurt 2021

Share:

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk pranon një debat me Avdullah Hotin, kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së.

Hoxhaj thotë se arsyeja se pse nuk e ka ftuar Hotin në një debat publik është se nuk sheh rivalitet me LDK-në, pasiqë në garë sheh vetëm VV-në.

“Arsyeja pse nuk e kam ftuar Hotin është se PDK-ja ka rival të zgjedhjeve vetëm Vetëvendosjen, jemi në garë me VV-në”, tha Hoxhaj në Pressing, përcjell Demokracia.com

Hoxhaj vazhdon të kritikojë edhe mënyrën e sondazheve duke thënë se ato janë të porositura sepse realisht qëndrojnë shumë më lart se numrat që jepen në sondazhe, dhe se këto matje ai i bënë në takime me qytetarët.

“Unë mendoj që do të jemi fitues të këtyre zgjedhjeve, do të jem kthesë në këto zgjedhje. E tejkalon pritjen e juaj sepse po i shosh sondazhet se si bëhen. Janë të porositura. Jam qe 18 vjet në politikë, e di si bëhen. Sondazhet unë i bëj vetë në takimet me qytetarë”, tha Hoxhaj.

Kujtojmë se kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj i ka bërë dy ftesa publike për debat në emisionet televizive, Albin Kurtit, mirëpo ky i fundit ka refuzuar të jetë pjesë e debateve me Hoxhajn./Demokracia.com

Të ngjashme