Lajme
Hoxhaj kujton masakrën e Izbicës, kërkon drejtësi për gjenocidin serb në Kosovë
Demokracia
13:44 | 28 Mars 2021

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së Izbicës, në të cilën u vranë 147 persona.

Hoxhaj ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, se atë ditë, në Izbicë u vranë e masakruan 147 persona, mes tyre burra, gra e pleq dhe u deportuan në Shqipëri mijëra të tjerë, përcjell Demokracia.com.

“Sot, me bashkëpunëtorë e miq, ishim në Izbicë, në tokën e gjakut, për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e martirëve tanë. Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi – derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre”, ka shkruar mes tjerash Hoxhaj.

Sot bëhen 22 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

Postimi i plotë i Hoxhajt, pa ndërhyrje:

Duke e ditur që ditëve të tyre në Kosovë po u vinte fundi, forcat paramilitare serbe, të orkestruara dhe të urdhëruara për të realizuar gjenocid nga kokat e një regjimi kriminal si ai i Millosheviçit, me 28 mars 1999 ia mësynë Izbicës së Drenicës, për të plaçkitur, vrarë e deportuar qindra shqiptarë.

Atë ditë, në Izbicë u vranë e masakruan 147 persona, mes tyre burra, gra e pleq dhe u deportuan në Shqipëri mijëra të tjerë. Sot, me bashkëpuntorë e miq, ishim në Izbicë, në tokën e gjakut, për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e martirëve tanë. Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi – derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre.

Lavdi e përjetshme!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3356113197823742

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024