Lajme
Hoxhaj: Koalicioni Kurti-Osmani është më shumë koalicion për karriga
Demokracia
18:35 | 22 Mars 2021

Share:

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kritikuar kandidatin për kryeministër Albin Kurti, për qëndrimet që ka mbajtur.

Ai, gjithashtu ka thënë se Kurti nuk e ka përmendur kërkim faljen e Serbisë si parakusht për dialog.

“Nuk dëgjova asgjë për Mini-Shengenin, as për abstenimin nga sovraniteti i Kosovës duke mos apliku në asnjë organizatë ndërkombëtare prej dy qeverive të kaluara. Nuk dëgjova asnjë fjalë për fusnotë. A do të tërhiqet tash z.Kurti prej marrëveshjes për fusnotë?”, pyeti Hoxhaj Kurtin.

Gjithashtu, Hoxhaj kërkoi nga Kurti që t’i përsëriste fjalët e thëna më herët ku shprehte qëndrime destruktive.

“Koalicioni me zonjën Osmani është më shumë koalicion për karrike, dhe kjo ka qenë një fjalë që ju më shumë e keni përdorur në të kaluarën për shumë koalicione që janë bërë në vend. Ne do të bëjmë një opozitë, do të jemi zëri i qytetarëve. Por arsyeja e fundit që dua ta ngris është se pse kjo urgjencë e një seance të tillë pas konstituimit të Kuvendit dhe pse sot nuk keni vendosur ta zgjidhni fillimisht presidentin”, ka thënë ai.

“Ne e respektojmë vullnetin e popullit. I respektojmë institucionet. Një gjë duhet ta dini, që ky koalicioni, mes jush dhe Osmani është më shumë koalicion për karriga.”, ka thënë ai.

Të ngjashme