Lajme
Hoxhaj: Këto zgjedhje janë mes të njohurës dhe të panjohurës, PDK-ja është e njohura me ekip e program
Demokracia
22:38 | 08 Shkurt 2021

Share:

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se këto zgjedhje janë mes të njohurës dhe të panjohurës.

Hoxhaj në Kanal 10 tha se Partia Demokratike e Kosovës është e njohura me ekipin e saj dhe me programin e saj konkret.

“Këto zgjedhje janë mes të njohurës dhe të panjohurës, PDK është e njohura me ekip e program”, ka thënë Hoxhaj.

Ai, tutje ka thënë se Albin Kurti nuk e do qeverisje, dhe asnjëherë nuk e ka dashur.

“Unë mendoj që Kurti nuk e do pushtetin, e asnjëherë nuk e ka dashtë. Në janar e shkurt të 2020, ai është vetëdorëzua, kur vendi ka qenë në pandemi”, ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme