Lajme
Hoxhaj kërkon zgjidhje për grevën: Janë humbur rreth 2 milionë orë mësimore
Demokracia
12:26 | 26 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se qeveria dhe sindikatat duhet të bëjnë një zgjidhje për të filluar procesin mësimor ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi Ligji i Pagave që sipas tij do ta zgjidhte këtë problem.

Nënkryetari i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar një marrëveshje “të përkohshme” mes Qeverisë dhe përfaqësuesve sindikalë të mësimdhënësve.

Hoxhaj tha pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit se janë humbur 1 milionë orë mësimore deri tash.

“Unë e mora edhe kalendarin e Ministrisë së Arsimit. Nëse nuk gaboj, janë humbur rreth 2 milionë orë deri më tash”, tha Hoxhaj.

Ai tha se “besoj që është në interes të Qeverisë, në interes të mësimdhënësve që të gjendet një zgjidhje”.

Kuvendi do të mblidhet këtë javë për seancë të re si dhe pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Të ngjashme