Lajme
Hoxhaj: Jam shumë mirënjohës ndaj Bidenit që edhe një herë ia përsëriti Vuçiqit urgjencën e arritjes së marrëveshjes finale
Demokracia
12:50 | 07 Shkurt 2021

Share:

Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, pas letrës që ia ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku përveç urimit, ndër të tjerash e ka inkurajuar që të punojë dhe të bëj hapa konkret drejt drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Kosovën që nënkupton edhe njohjen e ndërsjellë, shkruan Demorkacia.com.

Lexo edhe:

Biden i uron Serbisë Ditën e shtetësisë, ia përmend njohjen e Kosovës

Pas kësaj, ka reaguar kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoxhaj e ka falënderuar Bidenin, duke thënë se është shumë mirënjohës që ia kujtoi Vuçiqit, një gjë të tillë, e që sipas Hoxhajt, kjo është çështje urgjente.

“Jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që edhe një herë përsëriti urgjencën e arritjes së marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse për njohje të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty ku është Amerika, është edhe Kosova”, ka shkruar ndër të tjerash Hoxhaj, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë i Hoxhajt, pa ndërhyrje:

Ngritja e Amerikës gjithmonë ka nënkuptuar ngritjen edhe të Kosovës. Prandaj, mbrojtja dhe kultivimi i miqësisë me SHBA-në është jetike për Kosovën si shtet dhe shoqëri.

Jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që edhe një herë përsëriti urgjencën e arritjes së marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse për njohje të ndërsjelltë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty ku është Amerika, është edhe Kosova ?? ??. /Demokracia.com/

Të ngjashme