Lajme
​Hoxhaj: Ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtar
Demokracia
13:35 | 03 Prill 2023

Share:

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai tha se kjo fazë është e dhimbshme për Kosovën, por u shpreh i sigurt se në fund të procesit ata do të kthehen fitimtarë në fund.

“Kjo është një fazë e re për Kosovën, plotë dhimbje dhe të padrejtë. Por ne jemi të sigurt se të gjithë ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtar”, tha ai.

Hoxhaj në konferencën për medie, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, foli edhe për zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi.

Të ngjashme