Deputeti i PDK-së Enevrr Hoxhaj ka replikuar me kryeministrin Kurti, duke i thënë se më shumë po e viziton Greqinë se sa Shqipërinë, e që sipas Hoxhajt kjo është serioze.
Hoxhaj po ashtu theksoi se meqenëse është Ramzan hapet qielli, ”kallxoni çka keni me ba ju”, tha Hoxhaj.
“Ma shpesh Greqinë se sa Shqipërinë, unë mendoj që kjo është çështje serioze. Nuk ka thirrë debat për me mund në debat kryeministrin se ky ka. Nëse doni ne merremi me punë teknike. Prandaj nëse ka ndodh një zhvendosje e madhe ndërkombëtare e cila është një mundësi për Kosovën shumë e madhe, ne ju kemi ftu me na tregu se çka ka me bo. Pres prej kryeministrit me dalë me na thanë çka mujnë më ba. Meqenëse është Ramazan dhe një pjesë e juaj jeni agjërueshëm kemi konsideratë, në këtë muaj edhe hapet qielli, po besoj do të mund të na tregoni se çka do të bëni”, tha Hoxhaj në Kuvend