Lajme
Hoxhaj i reagon Kurtit për mësimdhënësit: Betejë e humbur e fëmijërisë së tij politike
Demokracia
22:59 | 03 Tetor 2022

Share:

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se sot kryeministri Albin Kurti ka nxjerrë jashtë inatin që kishte brenda, siç u shpreh ai, kundër mësimdhënësve grevistë.

“Me vendim qeveritar dhe si tërbim autoritar ka ndëshkuar mësimdhënësit kundër ligjeve vendore dhe standardeve ndërkombëtare. Kjo është betejë e humbur e fëmijërisë së tij politike!”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.

Tutje, ai tha se çdo mësimdhënës duhet ta marrë pagën që i takon dhe se “personalisht do t’i mbështesë në Kuvend dhe kudo në kauzën e tyre të drejtë”.

Postimi i plotë:

Sot Albin Kurti nxori jashtë inatin që kishte brenda kundër mësimdhënësve grevistë. Me vendim qeveritar dhe si tërbim autoritar ka ndëshkuar mësimdhënësit kundër ligjeve vendore dhe standardeve ndërkombëtare. Kjo është betejë e humbur e fëmijërisë së tij politike! Çdo mësimdhënës duhet ta marrë pagën që i takon dhe personalisht do t’i mbështesë në Kuvend dhe kudo në kauzën e tyre të drejtë!

Të ngjashme