Lajme
Hoxhaj: Do të jemi opozitë e fuqishme dhe dinamike
Demokracia
20:42 | 22 Mars 2021

Share:

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është deklaruar pasi 69 deputetë të Parlamentit të Kosovës votuan, Albin Kurtin për kryeministër të vendit.

Hoxhaj para gazetarëve tha se u votua një qeveri e cila ka qenë e dobët dhe pa program dhe prioritete.

Ndër tjera Hoxhaj tha se PDK nuk dërgon në Gjykatën Kushtetuese dhe as nuk do ta kontestojë mandatin e kryeministrit Kurti.

“Sot kishim një seancë të dytë të radhës në të cilën u votua qeveria Kurti. Para një viti e kemi pasur një qeveri Kurti e cila u votua d e cila ka qenë e dobët dhe e papërgjegjshme[…]ne kemi pritur që mazhoranca nuk do të jetë arrogante në kuptimin që të përcaktojë fillimisht zgjedhjen e qeverisë kemi pritur që do të kërkohet një konsensus për ta zgjedhur presidentit e vendit meqë prej shumicës parlamentare varet stabiliteti i vendit dhe mendoj se në mënyrën se si u zgjedh kjo qeveri para se të zgjidhet presidenti është një fazë e re e jo stabilitetit, pa qartësisë e mjegullës”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj ka shtuar se nuk kanë parë program e as prioritete duke thënë se ekspozeja e Albin Kurtit ishte shumë e dobët.

“Si parti politike opozitare do të jemi një opozitë e fuqishme, dinamike, kreative dhe me propozime konkrete e jo vetëm ta korrigjojmë qeverinë por që të japim alternative se si të përmirësohet jeta e qytetarëve ne Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se shqetësimi që e ka është se asnjë pritje reale që ka qytetari i Kosovës, nuk e dëgjoi se u adresua në ekspozenë e kryeministrit Kurti.

Hoxhaj potencoi se qëndruan në sallë kur u votua qeveria Kurti dhe nuk e kanë penduar votimin e kësaj qeverie. Madje, ai tha se sjellja e PDK-së tregon se atdheu duhet edhe kur je në opozitë.

“Nuk u larguam nga salla kur u votua qeveria Kurti, nuk e kemi penguar zgjedhjen e qeverisë Kurti me banerat e mëdhenj sikurse kur pengoheshim ne në 2014 kur fitonim zgjedhjet dhe fitorja ishte e qartë. Kemi qëndruar në sallë që të votojmë kundër kësaj përbërje, kundër këtij programi dhe mendoj që mënyra se si është sjellë PDK ka treguar se atdheu duhet edhe kur je në opozitë dhe jo vetëm kur je në pushtet[…]mendoj që këtë mesazh e kemi përcjellë para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Hoxhaj./Demokracia.com/

Të ngjashme