Lajme
Hoxhaj bashkë me Veliajn në Hagë vizitojnë krerët e UÇK-së
Demokracia
19:25 | 14 Tetor 2022

Share:

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe kryetari i Tiranës Erion Veliaj, kanë udhëtuar për në Hagë për të vizituar krerët e UÇK-së. 

Hoxhaj, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se bashkë me Veliajn kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së. “, ka shkruar Hoxhaj ndër tjerash.

Këtij shkrimi ia ka bashkangjitur edhe fotografinë bashkë me Veliajn pranë qendrës së paraburgimit ku po qëndrojnë krerët e UÇK-së.

Të ngjashme