Intervista
Hoxhaj: Askush s’i beson më përrallave të Kurtit
Demokracia
10:21 | 28 Qershor 2024

Share:

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka një interpretim më ndryshe rreth përafrimit mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u “kurorëzua” me një darkë mes Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, pra Hoxhaj, është treguar “aspak diplomatik”, duke qenë krejt i drejtpërdrejtë për këtë çështje.

Në botëkuptimin e Hoxhajt, çfarëdo përpjekje për përafrimin mes PDK-së dhe VV-së është e kotë. Duke folur për këtë temë në RTV 21, Hoxhaj vlerësoi se ka shumë dallime mes këtyre dy partive, gjë e cila e bën përafrimin të zorshëm.

“Do të ishte e kotë një përpjekje dhe një afrim i Partisë Demokraitke të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje e sheh politikën, e sheh shtetin e sheh shoqërinë e sheh kulturën i sheh mediat, kemi dallime marramendëse të mëdha” – tha Hoxhaj.

Gjatë intervistës, Hoxhaj ka qenë radikalisht kundër kryeministrit Kurti. Sipas tij, askush nuk i beson më përrallave të Kurtit.

“Kosova mund të kthehet në binarë vetëm në qeverisje të PDK-së , kërkush ma nuk i beson përrallave të Akbin Kurtit i cili gjatë katër viteve të fundit nuk mabhet mend për një reformë , për një koncept për një progres të vetëm, për një rezultat të vetëm” – ka thënë Hoxhaj.

Madje, qeverisjen me Kurtin dhe VV-në, Hoxhaj e sheh sit ë dëmshme.

“Interes i Kosovës është ne të mos mbesim shpjetësia e fundit e zhvillimit në rajon si kemi mbetur këto katër vitet e fundit. Për këtë unë mendoj se ma nuk ka hapësirë që të ketë koordinim para se të mbahen zgjedhjet , ne duhet të shkojmë në zgjedhje si subjekte të ndara politike, por për këtë duhet të shtrohet pyetja se cila duhet të jetë platforma e partive politike opozitare pas zgjedhjeve meqenëse une e shoh një qeverisje më Kurtin të dëmshme cdo subjket politik që mundet ta bëjë.” – ka thënë Hoxhaj.

Duke folur për zgjedhjet e parakohëshme, Hoxhaj vlerësoi se PDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

“PDK-ja është e gatshme që çdo herë të shkojë në zgjedhje, PDK-ja është e gatshme që sa më herët të largojë Kurtin nga pushteti dhe PDK-ja është e gatshme që më subjektet e tjera në opozitë të rikthejmë Kosovën në binarë” – tha mbrëmë Hoxhaj.

Ish-kryetari i PDK-së foli edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Drafti të dërgohet në Kushtetuese dhe mandej fillon procesi i themelimit të Asociacionit, por Serbia të bllokon kudo ndërkombëtarisht, Serbia të krijon telashe në Veri, unë mendoj se ne edhe me partnerët tanë duhet të flasim se si duket harta më e plotë e asaj se cfarë po ndodh në rajon. Nëse BE pas zgjedhje të fundit në BE e shpall të vdekur politikën e zgjerimit nëse në vitet 2025/ 26. 28./30 nuk ndodh asgjë me zgjerimin evropian unë e shoh të pamundur që të ketë një Ballakn me stabil dhe të sigurtë, dhe një Serbi e cila ka një interes që të lëvzise drejt njohjes së Kosovës. Prandaj ne duhet të bisedojmë me partnerët tanë se cilat janë obligimet tona se cilat janë obligimet e partnerëve tanë në raport me shtetndërtimin e Kosovës, por unë mendoj që ne nuk duhet ta zbatojmë themelimin e Asociaciacionit pa një dërlidhje të tij me njohje të Kosovës, me anëtarësim të Kosovës në NATO dhe me një rrugë të qartë të anëtarësimit tonë në BE.” – ka thënë ai.

Të ngjashme