Lajme
Hoxha: Qeveria Kurti e di që i mashtroi qytetarët me propagandë kundër marrëveshjeve, paguan çmim në zgjedhjet e ardhshme
Demokracia
12:54 | 21 Qershor 2022

Share:

Analisti Fadil Hoxha ka reaguar pas miratimit të udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Përmes një postimi në Facebook Hoxha ka thënë se “Qeveria Kurti e kupton se krejt propaganda e bërë ndaj këtyre marrëveshjeve ishte një propagandë dhe mashtrim i qytetarëve dhe për këtë duhet të paguajë një çmim në zgjedhjet e ardhshme”.

Postimi i plotë:

Marrëveshja e sotme për energjinë, ndërmjet Kosovës e Serbisë, në fakt është dokument implementues i marrëveshjeve të mëhershme.

Këtë marrëveshje duhet përshëndetur në plotni sepse Serbia e njeh sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e saj në aspektin energjetik.

Pra, duke përfshi edhe veriun problematik.

Aspektet e tjera pozitive të marrëveshjes:

– Nuk ka më pagesë për rrymë na buxheti i Kosovës për qytetarët në veri.

– Institucionet e Kosovës kanë qasje të plotë në infrastrukturën energjetike në veri e sidomos asetin më problematik – trafostacionin në Vallaq.

– Kompanitë serbe për furnizim dhe distribucion në veri do të funksionojnë ekskluzivisht sipas ligjeve të shtetit të Kosovës.

– Qeveria Kurti e kupton se krejtë propaganda e bërë ndaj këtyre marrëveshjeve ishte një propagandë dhe mashtrim i qytetarëve dhe për këtë duhe të paguajë një çmim në zgjedhjet e ardhshme. /Demokracia.com/

Të ngjashme