Lajme
Hoxha pas takimit me Kurtin e Osmanin: Nuk e shohim bllokadën si metodë për zgjidhje
Demokracia
12:37 | 17 Mars 2021

Share:

Kryetari i partisë së goranëve të Kosovës (JPG), Adem Hoxha thotë se nuk e shohin bllokadën si një metodë për zgjidhjen politike.

Kështu tha Hoxha pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osamani, shkruan Demokracia.com.

Hoxha tha se në takim kanë kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria e ardhshme për komunitetin goran.

“Sot kemi pasur një bisedë me Kryeministrin e ardhshëm dhe Presidentin e ardhshëm, biseda u zhvillua në një atmosferë konstruktive. Ne jemi përfaqësues të popullit goran, dhe mbështesim një shoqëri të sinqertë shumetnike në Kosovë…Ne nuk e shohim bllokadën si një metodë për zgjidhjen politike të problemit. Sigurisht, ne gjithashtu kemi kërkesa minimale, në mënyrë që të rritet barazia edhe në institucionet e Kosovës. Kur bëhet fjalë për punësim, ju e dini që komuniteti goran vuan fatin e komunitetit shumicë, por ne jemi specifik dhe kjo specifikë reflekton se goranët janë një komb i vogël dhe për këtë arsye ne besojmë se shoqëria dhe institucionet e Kosovës janë( përkrahin) komunitetit goran të bëjë diskriminim pozitiv për këtë çështje, të mbijetojmë në ato zona sepse fati i çdo gorani është se kur ti mbushë 18 vjet, të shkojë ne gurbet, ta ndalojmë këtë praktikë dhe shpresoj se do të kemi një mirëkuptim me presidentin dhe kryeministrin, dhe ne të jemi të suksesshëm së bashku në atë rrugë”, tha Hoxha.

Kujtojmë se Kurti dhe Osmani ditë më parë janë takuar edhe me përfaqësuesit e partive të tjera shqiptare dhe atyre të komuniteteve jo shumicë./Demokracia.com/

Të ngjashme