Lajme
Hoxha paralajmëron Projektligjin për Regjistrin shtetëror të personave të dënuar për krime seksuale
Demokracia
12:58 | 14 Tetor 2022

Share:

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja Eliza Hoxha, ka parashtruar kërkesën për hartimin dhe miratimin e një projektligji i cili do të mundësonte evidentimin dhe regjistrimin e të dhënave të autorëve të krimeve seksuale, në të cilat do të kishte qasje shteti dhe shoqëria.

Në fjalën hyrëse, deputetja Hoxha ka theksuar se vendi ynë çdo ditë e më shumë po shënon raste të reja të krimeve seksuale veçanërisht sulmeve seksuale, dhunimeve dhe ngacmimeve seksuale.

“Prandaj, jam këtu që në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, të propozojmë hartimin dhe miratimin e një projektligji i cili do të mundësonte evidentimin dhe regjistrimin e të dhënave të autorëve të krimeve seksuale, në të cilat do të kishte qasje shteti dhe shoqëria”, ka deklaruar znj. Hoxha.

Këtë projektligj, ceku deputetja Hoxha, do ta propozojmë zyrtarisht ditëve në vijim dhe do të quhet Projektligji për Regjistrin shtetëror të personave të dënuar për krime seksuale, duke shtuar se tashmë ka filluar puna në hartimin e tij.

Të ngjashme