Lajme
Hoxha: Martin Berishaj duhet të jep dorëheqje të paktën në kuptimin moral
Demokracia
23:18 | 12 Janar 2023

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka deklaruar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin  Berishaj, do të duhej të jepte dorëheqje.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo u shpreh se deri tani krejt çka u lexua edhe nga mediat e huaja, është që shifrat dhe veprimet janë ende më të këqija se sa që është folur në fillimet e aferës lidhur me të.

“Zotëri Berishaj të paktën në kuptimin moral, qoftë edhe nëse nesër mund të dalë i pafajshëm, si ambasador i Kosovës që është, ishte dashur të japë dorëheqje. Të dorëhiqet në idenë e mosprishjes së imazhit të Kosovës, e cila po ashtu në procese politike vazhdon të ketë imazh goxha të rënduar dhe të errët”, tha Hoxha.

Sipas saj, edhe nëse Berishaj nuk e bën një gjë të tillë, mendon që është në mandatin e kryeminsitrit Kurtit dhe presidentes Osmani që ta bëjnë një veprim të tillë, të cilët, siç tha, janë përkujdesur që brenda 24 orësh t’ia bëjnë pasaportën, nënshtetësinë dhe të gjithat.

Të ngjashme